Vdekja e ish-kryeministrit Bashkim Fino/ Flamujt në gjysmë shtizë në të gjithë institucionet, 29 marsi ditë zie kombëtare


Qeveria ka marrë vendimin që data 29 mars të shpallet ditë zie kombëtare, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Vendimin e ka publikuar kryeministri Edi Rama, ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka publikuar vendimin, duke e shoqëruar me emoji, një zemër të zezë.

166856265 10158654127091523 6978446301607065860 O

Bashkim Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi prej ditësh luftonte me Covid-19, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte.