VIDEO/ E brohoritën jashtë stadiumit, ja si i injoroi Zlatan Ibrahimovic tifozët nga Kosova


Futbollisti i njohur i Suedisë Zlatan Ibrahimovic nuk është treguar aspak i afërt me tifozët e tij nga Kosova.

Kjo ka ndodhur pasi ylli i fushës së blertë i ka injoruar ata që po e prisnin jashtë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sfida u zhvillua sot në mbrëmje dhe ishte e vlefshmë për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ekipi kombëtar suedez, i udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic, kanë zbarkuar pasdite në Prishtinë dhe nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për stërvitjen e fundit.

Interesimi i mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare ishte i madh për të parë nga afër yjet suedeze, por edhe i tifozëve jashtë stadiumit për ta takuar Ibrahimovicin.

Megjithatë, pritja e madhe dhe entuziaste e tifozëve nga Kosova u prit me një injorim të madh nga sulmuesi suedez.

Edhe pas shumë brohoritjeve dhe thirrjeve të emrit të tij nga tifozët, Ibrahimovic nuk mori mundin t’i përshëndesë, duke hyrë direkt në autobusin e ekipit.