49 kg kok ainë në konteiner/ Selim Çekaj: Unë porosita banane në Ekuador, dhe banane prisja


Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Selim Çekajn, pronarin e kompanisë së bananeve “Ecoalmax”, në konteinerin e së cilës u kapën 49 kg kokainë, kur ngarkesa mbërriti dy ditë më parë në Portin e qytetit bregdetar nga Ekuadori.

Togat e zeza të Durrësit kanë dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për babain e Arbër Çekaj, i cili dhe ai ndodhet në burg sepse në magazinën e tij u kapën 613 kg kokainë që sapo kishin mbërritur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në sallën e gjykqit për caktimin e masës së sigurisë, 72 vjeçari ka thënë se ai është i pafajshëm, pasi në Ekuador ka porositur banane, dhe banane priste në Durrës.

“Nuk kam asnjë lidhje me drogën. Unë kam porositur banane dhe pres banane, nga ta di unë se me çfarë është kontejneri brenda. Nuk e ngarkova unë kontejnerin në Ekuador, përse duhet të kem përgjegjësi unë? Përgjegjësia ime do të ishte, nëse do merrja kontejnerin, do ta fusja në mjediset e kompanisë dhe do nxirja drogën.

Unë kontejnerin nuk e kam parë më sy deri në momentin që Policia ushtroi kontrollin. Nuk di çfarë të them, por nuk i pranoj akuzat dhe vetëshpallem i pafajshëm”, ka thënë ndër të tjera në dëshminë e tij 72-vjeçari, para togave të zeza të Durrësit.