Albcontrol kallëzim penal ndaj disa kontrollorëve! Shoqërohet në polici një prej tyre


Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar edhe njërin prej tyre.

Policia ka shoqëruar Muhni Mezini një nga kontrollorët e trafikut ajror, emri i të cilit u bë publik në lidhje me letrën që kishte firmosur duke e shpallur veten të paaftë për punë për shkak se ishte stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën. Ai shkruante se ku borxh është marrë pasi pagesa e tij prej 14 muajsh ishte ulur për shkak të pandemisë.

Disa Oficerë të Policisë gjyqësore dhe prokurorë e policisë Tiranë kanë mbërritur në Rinas ku kanë nisur hetimet dhe pritet shoqërimi i disa prej kontrollorëve./shqiptarja