Babaramo: Ai kërkon të drejtën, ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë. Kadia-kontrollorëve: Duroni me pak lekë siç thoshte ‘Nënë Tereza’


Gazetari Ilir Babaramo komentoi sot protestën e nisur nga kontrolloret e AlbControl. I ftuar në ‘Open”, Babaramo tha se e vetmja gjë që ka dëgjuar janë replikat nga qeveria për rrogën e kontrollorë.

“Kanë duruar shumë një vit. Si paskan duruar. Doli ministrja dhe tha se marrin nga 2 milion. Më duket e frikshme që flitet për grusht shteti. Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë,”– tha Babaramo.

Ndërsa Zëvendës ministri Besart Kadia u ka kërkuar kontrollorëve të Albcontrol që të sillen si ‘Nënë Tereza’, siç ka emrin edhe aeroporti në Rinas.

“Unë mendoj të sillen si Nënë Tereza, siç ka edhe emrin vetë aeroporti. Nënë Tereza ishte shenjtore dhe thoshte se në kohët e vështira, duhet të durojmë me pak lekë. Edhe kontrollorët duhet të duronin të paktën deri në maj, me kaq para,”- tha Kadia.