Basha: Nuk ka projekt për portin e Durrësit. Ka vetëm një video 3D


Kreu i PD Lulzim Basha ka folur në lidhje projektet e Ramës duke thënë se i erdhën në mendje vetëm tre javë para datës së zgjedhjeve.

“Projekti për Portin e Durrësit është një gënjeshtër elektorale për të zhvendosur një benzinatë 100 metra duhen bërë sa e sa investime. Ky u thotë shqiptarëve, ju merr përsipër shqiptarëve që të zhvendos portin e Durrësit kur, si me çfarë fondesh. Pra, është fare e qartë dhe fare e thjeshtë janë marifete elektorale. Janë gënjeshtra për, shikoni 8 vite ka premtuar 300 mijë vende pune, nuk i ka sjellë, legalizimet falas s’i ka sjellë, shëndetësi falas e pamë pandemia e nxori fare zbuluar në çfarë gjendje është.

Arsimin e la, reformën në arsimin e lartë e rrënoi. Tani, 8 vite me radhë ka dështuar dhe po troket prapë dhe 4 vjet të tjera prapë me mashtrime?! Unë besoj se çdo shqiptar e ka të qartë. Një njeri që 8 vite nuk bëri dot asgjë nuk ka për të bërë dot gjë 4 vitet e ardhshme prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se 25 Prilli është dita që i ndan edhe 4 vjet të tjera si këto 8 që kaluam apo ndryshim?!”- tha Basha në Open/ Tch