Basha pritet me entuziazëm në Elbasan: Ku je o burrë shteti, o mret


Me dy gishta lart, shumë thirrje e brohoritje. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur me entuziazëm gjatë ditës së sotme në  Elbasan. Qytetarët kanë mbushur bulevardin me thirrje të shumta “Rama Ik” dhe “Basha kryeministër”. “Lulzim Basha, ku je o burrë shteti, hajde mret, mret”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve për liderin demokrat.

“Do të jem sot për të diskutuar me përfaqësuesit e arsimit shqiptar një plan, reformën e thellë arsimore, nuk ka vend më të përshtatshëm. Elbasani i dijes dhe kulturës. Ora e ndryshimit po afron, fitore”, u shpreh Basha në fjalën e tij.