Bie nga shkëmbi teksa nxjerr mermer, vdes 45-vjeçari, procedohet penalisht inxhinieri


Policia e Skraparit ka proceduar penalisht një inxhinier minierash. Për shkak të një aksidenti në punë ka humbur jetën një 45 vjeçar.

Referuar njoftimit mësohet se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash).

Ngjarja ndodhi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar. Gjatë punës ka rrëshkitur një masiv guri e për pasojë ka humbur jetën punëtori 45-vjeçar.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë”, thuhet në njoftimin e policisë.