Bllokimi i aeroportit/ Meta: Rama t’i thërrasë mendjes! Kontrollorët nuk kanë 100 % të drejtë, por…


Presidenti Meta tha se nuk u jep të drejtë kontrollorëve 100 % në kërkesat e tyre, por se qeveria po bën arrogancë duke mos u dhënë përgjigje dhe zgjidhje aty ku ka.

“Nuk mendoj që kontrollorët e trafikut ajror kanë 100 % të drejtë, por të drejtë për përgjigje dhe zgjidhja ka, pse kjo arrogancë nga qeveria”, tha Meta.

Meta tha se është i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar një konferencë online, ndërsa ftoi në dialog kryeministrin Edi Rama, Ministren Belinda Balluku, përfaqësues të sindikatës së pavarur të kontrollorëve, përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe institucioneve Europiane të kontrollit ajror.

“Në këtë moment delikat, dua të shpreh keqardhjen time për veprimin e atyre kontrollorëve, qoftë të atyre që janë provokuar apo që janë larguar nga puna në shenjë proteste, dua t’i bëj thirrje kryeministrit të detyrë t’i thërrasë mendjes, sepse nuk mund të bëhen lojëra të tilla në një moment të tillë, nuk jemi në Amerikën Latine të pra disa dekadave këtu, unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohem nga provokimet e qëllimshme që bëhen qakan vetëm një problem, dramën e zgjedhjeve pluraliste që një mendje e marrë përjeton për zgjedhjet e 25nprillit, që do bëhen e nuk e luan topi.

Unë e ftoj kryeministrin, ministren, sindikatën, edhe përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe të institucioneve Europiane të kontrollit ajror që të zhvillojmë në çdo moment një konferencë online dhe të japim një zgjidhje që nuk cenon qytetarët shqiptarë dhe ata europianë sepse është një situatë që vetëm një i marrë mund t’ja bëjë vendit të tij. Siguria e qytetarëve tanë të mos cenohet për ansjë sekond dhe që detyrimet e Republikës së Shqipërisë të plotësohen me përgjegjshmërinë maksimale”, tha Meta.