Borrell uron Osmanin: Kosova tani mund të fokusohet në dialogun me Serbinë


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen Presidente e Kosovës.

Borrell, përmes Twitter-it ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës tashmë të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhje Presidente e Kosovës, Vendet e BE-së mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian”, është shprehur Borrell.

“Me institucionet e reja, Kosova tashmë mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE”. shkroi ai.