Çfarë do ndodhë me fluturimet? S’ka zgjidhje në Rinas, ja deri kur do qëndrojë mbyllur aeroporti


Deri në orën 15:00 të ditës së sotme aeroporti i Rinasit do të qendrojë i mbyllur.

Mësohet se ky vendim është marrë deri në nxjerrjen e një njoftimi të dytë në varësi të zhbllokimit ose jo të situatës.

Nuk dihet nëse deri atëherë do të mund të arrihet një marrëveshje mes ministres Balluku dhe kontrollorëve të avizcionit civil për rikthimin e tyre në punë.

Ndërkohë që qytetarët të cilët kanë mbërritur që prej mëngjesit në aeroportin e Rinasit janë ende pa një përgjigje se kur mund të ndodh fluturimi i tyre.