Çfarë ndodhi në Lushnje? Shpërthimi i fuqishëm trondit qytetin, policia jep detajet


Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot në mëngjes banorët e Lushnjes.

Sipas informacioneve i është vënë tritol një lokali në pronësi të shtetasit  Arjan Aliço.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi pasi biznesi ende nuk ishte hapur por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.

Por kush është Arjan Aliço?

Arjan Aliço është anëtar i bandës së Aldo Bares. 58 vjeçari ka rënë dhe më herët pre e sulmeve me armë. Në vitin 2018 shtëpia e tij është qëlluar me breshëri arme zjarri.

Për fat të mirë, nga sulmi nuk pati persona të lënduar, edhe pse sipas burimeve në shtëpie ndodhej bashkëshortja e Aliços, Alma Aliço bashkë vajzën. Muri i shtëpisë së familjes Aliço u shkatërrua i gjithi nga breshëria e plumbave.

Në vitin 2016 Arjan Aliço u arrestua nga policia pasi bashkë me djalin Xhino Aliço plagosën një të ri për shkak të një sherri për rezultatin e ndeshjes Shqipër-Zvicër.