Çfarë ndodhi? Spiropali largohet nga emisioni, ndërhyn Grida Duma: Mos u shqetësoni fare


Një përplasje e fortë në studio ka ndodhur mes ministres Elisa Spiropali dhe kandidates për deputete të PD Grida Duma.

Të dyja ishin të ftuara në programin “Breaking”.

Por gjatë përballjes, Spiropali tha se duhet të largohej, pasi në 11 e 30 kishte një takim.

Kështu, ajo nuk e dëgjoi fjalën e dumës, ndërsa kjo e fundit ndoqi atë që kishte për të thënë Spiropali.

Në lidhje me këtë vendim të ministres, Duma u shpreh: “Mos u shqetësoni fare se unë e bëj veten të jem e dëgjueshme për këdo dhe për Skënderbeun e vet. Ka disa njerëz në jetë që nuk dinë të dëgjojnë dhe ata nuk duhet kurrë të udhëheqin”.