Çfarë pati? Rama: Nganjëherë është të marrësh atë shkopin e Fevziut edhe t’ia…


Kryeministri Edi Rama nuk i shpëtoi një dhënie përgjigjeje, për audiopërgjimin e publikuar dy ditë më parë ku dëgjohej kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili u jepte direktiva vartësve të tij, për legalizimet.

Rama ashtu si dhe vetë Lame më parë, tha se kjo bisedë ishte zhvilluar në vitin 2017-të.

Kush e njeh Lamen, tha Rama, e di fare mirë se “kur flet ka përshkallëzime linguistike që nganjëherë është që të marrësh atë shkopin e Fevziut edhe t’ia… ”

Fevziu: Kreu juaj i ALUIZNI-it, i është publikuar një bisedë e tij me punonjësit…

Rama: Për çfarë e nxjerr këtë? Pse nxjerr këtë, ndërkohë që kreu i ALUIZNI-it, ka bërë një shpjegim të qartë.

Fevziu: Po që është e vitit 2017.

Edi Rama: Ka bërë një shpjegim të qartë dhe ka thënë kjo bisedë është e vitit 2017 dhe këtë të ka thënë ty dhe të gjithë gazetarëve që ju të verifikoni kohën e kësaj bisede, që nuk verifikohet dot sepse në telefon t’i nuk e di, ka thënë shikoni çfarë diskutohet aty lidhur me boshllëqet ligjore dhe shikoni ligjin e ri që është bërë më vonë. Dhe kjo është çështje e mbyllur.

Pse e nxjerr këtë tani, për çfarë e nxjerr për propagandë? Shiko sesi ndodh… sepse për këtë i zoti i punës ta ka dhënë shpjegimin ty si gazetar dhe ti nuk duhet ta nxjerrësh këtë tani për të bërë propagandë, sepse shpjegimi është shumë i qartë, sepse Artan Lame ka folur për ligjin e Saliut. Dhe Artan Lame ka thënë që me këtë ligj i bie që ne prishim kaq dhe të tjerëve t’i them nuk bëhet dhe ndërkohë ne kemi bërë ligjin e ri dhe prandaj ka një arsye pse numri i legalizimeve është rritur pasi është bërë kjo bisedë e Artan Lames.