Çfarë po ndodh në Rinas? Pas 24 orësh ndërprerje të punës, ja lëvizja më e fundit


Merr fund ngërçi që u krijua nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit, pasi këtë pasdite është ulur avioni i parë në pistë.

Mësohet se mjeti fluturues i kompanisë “Air Albania” është i ngarkuar me vaksina anti-C OVID19.

Sipas informacioneve, në Rinas ka mbërritur dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se pezullimet në aeroportin e Rinasit ishin ndërprerë prej 24 orësh, pasi kontrollorët shqiptarë vendosën të mos ushtrojnë detyrën, me argumentin se ndiheshin të paaftë dhe të stresuar, pasi iu ishte ulur paga nga 4 mijë USD në 2.4 mijë USD, për shkak të krizës së pandemisë.