Dasma dhe fejesa deri në 10 persona?! Qeveria ndryshon mendje/ Ja vendimi  


Qeveria e Kosovës ka vendosur një tjetër masë për të frenuar përhapjen e pandemisw së Covid-19. Bëhet me dije se Qeveria ka ndaluar tërësisht organizimin e dasmave dhe të fejesave në Republikën e Kosovës.

Megjithëse, një ditë më parë ishte thënë se lejoheshin dasmat deri në 10 persona, në vendimin e publikuar nga qeveria atje, thuhet se pavarësisht numrit të personave, dasmat dhe fejesat do të ndalohen.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, homazhet). Përjashtimisht, pavarësisht numrit të personave mbajtja e të pames dhe dasmave ndalohet”, -thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë.