E fundit! Rama kërcënon: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk ka më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vde kur!


Kryeministri Edi Rama iu ka bërë një paralajmërim të fundit kontrollorëve të Rinasit të cilët me grevën e sotme u bënë shkak që të pezullohej puna në aeroport.

Rama shkruan në twitter se nëse ata nuk kthehen në punë nesër, nuk do gjejnë më vend në Albcontrol.

Ndërsa e quan këtë gjë si luftë e çmendur me zjarrin.

Reagimi i Ramës

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!