Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz, ku kanë mbetur të plagosur 3 fëmijë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja u shënua sot rreth orës 14:35, ku mësohet se janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh.Xh., me mjetin me drejtues K.B.
Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K.B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.