E rëndë/ Xhaxhai “urdhëron” nipin e mitur të që llojë “rivalin në dashuri”


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Xhaxhai ka detyruar nipin e tij 13-vjeçar, të qëllojë me armë zjarri një 31-vjeçar. Kjo sipas tij pasi e kishte rival në dashuri. Bëhet me dije se 31-vjeçari Manuel Poffa kishte qenë “rivali në dashuri” i xhaxhait të djalit që kreu plagosjen.

Xhaxhai 27-vjeçar i ka dorëzuar nipit pistoletën me kalibër 22, duke e udhëzuar që të shkonte tek Poffa dhe të qëllonte.

Mediat italiane shkruajnë se 13-vjeçari, ka pritur në biçikletë derisa Poffa të dilte nga banesa, e kur e ka pasur në shënjestër, e ka qëlluar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Momenti u filmua nga kamerat e sigurisë, nga të cilat më pas, u bë e mundur dhe arrestimi i xhaxhait dhe i nipit të mitur. 31-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin  në shpatull. I mituri dhe xhaxhai, janë arrestuar nga policia teksa akuzohen për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.