Ekzekutimi i ‘të fortit’ të Shkodrës/ Dalin detajet e rënda, u qëllua mbi 40 herë. Ja si i zunë pritë me makinë


Atentati i mbrëmshëm ndaj Bardhok Pllanajt, ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 40 gëzhoja plumbash dhe se automjeti i  46-vjeçarit është qëlluar në lëvizje.

Sipas informacioneve viktima Bardhok Pllanaj, i cili ishte një emër mjaft i njohur në qytetin verior, është baba i 4 fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave.

DINAMIKA E NGJARJES

Mësohet se se Pllanaj po lëvizte me mjetin e tij tip “Range Rover”, dhe po shkonte drejt shtëpisë së tij në Shtoj. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:00.

Sipas policisë, Pllanaj Pllanaj, i cili po shkonte në shtëpi është futur në një rrugë dytësore, dhe sapo ka dalë është zënë në pritë dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Një makinë tip “Pasat”, me targa italiane, i ka zënë pritë Pllanajt, e më pas personat që ishin brenda makinës, kanë qëlluar mbi viktimën.

DYSHOHET PER 4 AUTORE

Dyshohet se janë katër persona autorë të ngjarjes, dy prej të cilëve ishin brenda automjetit dhe dy të tjerë që kanë djegur makinën.

Menjëherë pas vrasjes, autorët ende të paidentifikuar janë futur në një rrugicë dytësore pak metra nga vendi i ngjarjes në aksin Shkodër-Koplik, duke djegur mjetin e tyre dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë mjeti në të cilën ndodhej Pllanaj, më pas ka lëvizur pak metra nga vendi i ngjarjes dhe është përplasur me një biznes.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur hetimet paraprake për këtë vrasje të bujshme në Shkodër, ndërkohë që autoritetet kanë sekuestruar dhe kamerat e zonës, për të zbuluar se si ka ndodhur ngjarja që tronditi Shkodrën.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, ndërkohë që sot pritet që të merrren në dëshmi dhe familjarët.

PISTAT E HETIMIT

Pistat e policisë pistat janë të shumta pasi dyshohet se pasuria e tij është vënë në rrugë kriminale. Ai ishte në kërkim të policisë pasi kishte qëlluar mbi lokalin e Albert Pjetri.

Makina e djegur u gjet pranë popmpave, pak larg nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë dyshohet se pistat ku po hetohet ngjarja janë ajo hakmarrjes, prishja e pazareve, por nuk përjashtohet ajo e konfliktit të çastit.