Ekzekutimi i “Kumbarit” të Shkodrës, autorët e ndoqën 150 metra, më pas…


Të tjera detaje janë zbardhur për vrasjen e Bardhok Pllanajt në qytetin e Shkodrës. Sipas News24, autorët dyshohet se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metër dhe më pas e kanë qëlluar.

Ndërkohë në makinën e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

Po ashtu raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lexo edhe:https://www.fastnewsalbania.com/2021/04/biznesmen-dhe-me-lidhje-te-forta-politike-kush-eshte-personi-qe-mbeti-i-vrare-ne-shkoder-gjendet-dhe-nje-makine-e-djegur2/