Erdhën që mbrëmë/ Zbulohet nga cili shtet janë kontrollorët e rinj, rruga që ndoqën për të hyrë në Shqipëri


Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi rinisjen e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit pas kaosit të krijuar nga kontrollorët që pezulluan punën.

Kështu, mësohet se duke nisur nga sot në orën 15:00 do të ketë fluturime speciale, si dhe nga nesër në mëngjes do të jenë për të gjithë udhëtarët.

Ndërkohë bëhet e ditur se kontrollorët e rinj turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas së bashku me ministrin turk të Turizmit, duke i rënë nga Podgorica e Malit të Zi.

Kujtojmë se 65 kontrollorë të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme duke kërkuar plotësimin e disa kërkesave si: rikthim i kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare e plotë për vitin 2020; një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi.

Bllokimi i punës ka sjellë anulimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit si dhe bllokimin e dozave të vaksinës që priteshin të vinin. Gjithashtu është krijuar sjellë kaos, ku dhjetëra qytetarë presin që nga dita e djeshme të fluturojnë në destinacionin e planifikuar.