Fantazi të dashuruarish/ Pasi tentuan ‘ta bënin’ në ajër, çifti i parashutistëve përfundon në spital


Një çift parashutistësh që kërkonin emocione të reja duke tentuar të kryenin marrëdhënie intime gjatë rënies në ajër, kanë treguar së fundmi sesi u trajtuan në spital pas tentativës së rrezikshme.

Në një intervistë televizive William e Leslie shpjegonin sesi u lindi idea e aventurës.

Leslie tha: “Në lidhje me seksin, unë për vete jam shumë aktive. William thjesht më hedh një shikim dhe bam … Le ta bëjmë”.

Por në fakt sfida e tyre ishte të kuptonin se sa e vështirë është të bësh dashuri teksa je në rënie të lirë drejt tokës.

Kur duhet të hapnin parashutat e tyre ata hasën telashe. Leslie aktivizoi parashutën e saj kurse William nuk mundi.

Teksa tentonte ta bënte këtë William pësoi një frakturë në hundë, dhe u detyrua të përdorte dy tamponë për të ndaluar gjakderdhjen.

Pas raportimit të mediave për incidentin, komentuesit reaguan shpejt për aventurën.