Fluturimet u anuluan/ Basha zbulon kush fshihet pas grevës së kontrollorëve të Rinasit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me mbylljen e aeroportit të Rinasit pas pezullimit të punës nga punonjësit e Albcontrol. Basha shprehet se është vetë kryeministri Rama ai i cili fshihet pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajëror.

Kryedemokrati i bën thirrje kryeministrit të ndërpresë grevën dhe të ndal kërcënimet ndaj shqiptarëve.

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij“, shkruan Basha në Twitter.