Foto/ U ekzekutua dje në Elbasan, mijëra banorë në varrimin e Pjerin Xhuvanit


Mijëra banorë të qytetit të Elbasanit kanë marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e Pjerin Xhuvanit, i ekzekutuar dje nga Arbër Papleka.

Vetë viktima njihet si një eksponent i njohur, dikur i përfshirë me LSI dhe së fundmi i aktivizuar me fushatën e socialistëve.

Papleka, shoqëruesi i drejtuesit të fushatës elektorale në Elbasan të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e qëlloi atë në një përplasje që nisi për dyshimin e blerjes së votave.

Katër persona të tjerë ndërkohë u plagosën, mes tyre edhe një punonjëse e policisë Xhensila Sota.