Gati 11 mijë të vaksinuar sot në Shqipëri, farmacistët marrin dozat e para


Gjatë ditës së sotme janë kryer në të gjithë vendin 10 791 vaksinime.

Ministrja Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton se gjithashtu që nga fillimi i fushatës janë kryer 232 379 vaksinime.

Ditën e sotme nisi vaksinimi i farmacistëve në vend, ndërkohë që prej ditësh vijojnë të marrin dozat e vaksinave qytetarët mbi 70 vjeç.