Greva e kontrollorëve në Rinas/ Ministrja Balluku del në konferencë urgjente: Sot e kanë rrogën 2400 dollarë


Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka dalë në një konferencë për mediat menjëherë pas takimit që zhvilloi me kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit, të cilët kanë pezulluar punën dhe janë në grevë.

“Duke u përballur me këtë problematikë, këshilli mbikqyrës i AlbControl, ka rishikuar pagat për shkak se AlbControl për një sqarim për publikun, është kompani që punon me instrumentin e fitimit zero. Kjo do të thotë se paratë që vijnë në AlbControl nuk vijnë nga buxheti i shtetit, aq sa i duhen nga kompanitë ajrore.

Njëherë në qershor, e një herë në nëntor, deklaron pranë EuroControl deklaron se sa të ardhura i duhen gjatë vitit për të operuar qofshin këto kosto operative, paga, pagesa të tjera, mirëmbajtje të sistemeve, energjia elektrike, dhe investimet.

Investimet duke nisur nga marsi i 2020 nuk ka pasur në këtë kompani, ka qenë e pamundur prej financave. Kostot operative janë ulur pasi kompanitë ajrore nuk kanë fluturuar. Për të qenë e satkë dhe qartë, është paratë që vijnë nga trafiku ajror, vijnë sipas sasisë së operimeve. Kontrollorët në 2019 që ka qenë viti i fundit i rregullt, kanë elaboruar, përpunuar, operuar në total 216 mijë avionë.

Gjatë 2020 dhe në fillim të këtij viti kanë operuar me 102 mijë avionë. Trafiku në total për shkak të pandemisë ka rënë me 57% në 2020, ndërkohë që edhe në muajin janar, shkurt, mars që sapo është mbyllur trafiku ka qenë -57%. Operatorët e navigimit ajror, kontrollorët përpunojnë sot që flasim, prej 43% të trafikut normal. Për herë të fundit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, mbarë botën deri në mars të 2020.

Duke pasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në AlbControl, nuk i ka dhënë kurrë një qindarkë, është nga parimet e aderimit, shtetet s’kanë lidhje kontakt financiar me navigimin ajror. Kontrollorët deri në 2019 kanë pasur paga të cilat arrinin edhe në 4 milion e 440 mijë lekë, shifra që nuk janë shumë normale. Gazetarët janë shumë të habitur, nuk janë të lidhura me buxhetin e shtetit.

Nuk janë në varësi të buxhetit të shtetit, vendosen në marrëveshje mes AlbControl dhe IATA. Kam marrë shembull disa nga punonjësit. Rreth 4 mijë e 400 dollarë rroga. Sot janë në nivelin, për shkak se përpunohen vetëm 43%, sot marrin 2m ilion e 449 lekë. 2 mijë e 490 dollarë. ‘’- tha Balluku.

Kujtojmë se ditën e sotme  kontrollorët e AlbControl në Aeroportin e Rinasit vendosën të bojkotojnë punën në shenjë proteste për pagat dhe kushtet e punës.

Kjo situatë bëri që Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku të shkonte në aeroport dhe të fliste personalisht me kontrollorët për zgjidhjen e këtij ngërçi, por takimi mes dy palëve ka dështuar duke mos çuar në asnjë dakordësi e marrëveshje. Aktualisht në Rinas janë pezulluar të gjitha fluturimet deri nesër në orën 10:00.