Hygerta Sako ‘në hall’ për të gjetur burrë: Mision i vështirë në Shqipëri


Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth temës karriera apo dashuria ishte e ftuar ne studio gazetarja e njohur, Hygerta Sako. Por se si ja ka dal Hygerta të përshtatet e të gjejë kohë për veten e saj duke qenë se është edhe mami e një vajze adoleshente, ajo na tregon më shumë:

“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. 4 vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur”.

Si ja del Hygerta të mbajë edhe punën edhe të gjëjë kohë për vajzën?

“Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të, të krijosh fëmijë mendërisht të shëndetshëm. Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë. Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë”.

A mendon Hygerta se pas të 30-ave është e vështirë për të gjetur partnerin ideal?

“Në fakt rriten standartet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standartet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishmë dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjëjnë një partner të moshës së tyre. Më duket mision shumë i vështirë”. /Tar