“Ilir, kam një lajm të keq për ty” Ramës nuk i del inati me Metën: Plani yt dhe i Saliut dështoi


Pas lajmit se nesër do të rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ai i drejtohet personalisht presidentit Ilir Meta, duke i thënë se plani që ai kishte bërë për zgjedhje, ka dështuar.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e  Rrumpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan Rama.