Iu kapën 49 kg ko*ainë në kontenier bananesh/ Ja vendimi i gjykatës për Selim Çekaj


Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 72-vjeçarin Selim Çekaj, të cilit iu gjetën nga policia 49 kilogramë drogë e llojit kokainë në një kontenier bananesh.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Çekaj është shprehur më herët po njejtë edhe para trupit gjykues, se ai nuk ka asnjë lidhje me kokainën e gjetur, pasi ka porositur vetëm banane.

Përmendim faktin se Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, të cilit në po të njejtën mënyrë në kontenier, iu gjetën 613 kg kokainë.