Gazetari Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e djeshme dhe për një nga mundësite e vijimit të situatës në aeroportin e Rinasit, pas bllokimit që ka shkaktuar greva e kontrollorëve.
Teksa po fliste në emisionin që moderon vetë “Opinion”, dhe ishte njëkohësisht në lidhje direkte me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Fevziu zbuloi se kishte marrë një mesazh.
Ai theksoi se në SMS shkruhej se menaxhimi i hapësirës ajrore mund ti kalojë një shteti fqinj.
“Më shkruanin një mesazh ku më thonin se menaxhimi i trafikut ajror të Shqipërisë. Që do të thotë, mund ta marrë në dorëzim Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo një vend tjetër,”– tha Fevziu.
Nga ana tjetër, kjo gjë nuk u mohua dhe as nuk u pohua nga ministrja Balluku.