“Ja pse morëm këtë vendim” Refuzuan vaksinat kineze nga Shqipëria, reagon ministria e Shëndetësisë në Kosovë


Kryeministri Edi Rama bëri me dije disa ditë më parë, se pas vaksinimit të mjekëve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë dhe në vaksinimin e mësuesve.

Por pikërisht dje, qeveria e Kosovës e ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Shqipëria për vaksinimin e mësuesve.

Ky vendim, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, është marrë pasi vaksina kineze Sinovac, ende nuk është licencuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e ajo nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë dhe kjo bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Sami Uka, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia.