“Ka përgjigje pozitive” AlbControl kërkon ndihmë për kontrollorë zëvendesues, ja nga cili shtet shpreson


Pas grevës së kontrollorëve ku për pasojë u pezulluan dhe fluturimet, “AlbControl” ka kërkuar ndihmë nga partnerët strategjikë për zhbllokimin e situatës në Rinas.

Mësohet se autoritetet shqiptare kanë bërë kërkesë për kontrollore ajrorë nga shtete të tjera.

Zëvendësimi është kërkuar derisa të zgjidhet situata në Rinas.

Sipas informacioneve ka përgjigje pozitive nga disa vende partnere për të ofruar ndihmën e tyre.

Me shumë gjasa kontrollorët e larguar nga detyra mund të zëvendësohen nga punonjës turq.

Kujtojmë që prej ditësh së djeshme janë ndërprerë fluturimet në Rinas, në të vetmin aeroport ndërkombëtar që ka vendi ynë.