“Kërkon të rrëzosh qeverinë” Rama akuzon direkt Metën: Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur


Kryeministri Edi Rama ka akuzuar drejtpërsëdrejti presidentin Ilir Meta për grevën e kontrollorëve të Albcontrolit në Rinas, gjë që ka sjellë dhe anulimin e fluturimeve që prej mëngjesit të sotëm.

Me anë të një mesazhi të fortë, kreu i qeverisë shprehet se reagimi i Kreut të Shtetit për mosndërprerjen e punës “nuk pi ujë”, ndërsa e bën përgjegjës si një prej nxitësve të kësaj situate, pasi kërkon vazhdimisht të rrëzojë qeverinë.

REAGIMI I PLOTE: 

Ilir, dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit! T’i harrosh të dyja!