Kush t’i paguan pushimet në Dubai? Enca: S’kam nevojë për sheik e as për princ! Mbylleni gojën 


Këngëtarja e njohur Enca, prej disa ditësh ndodhet me pushime në Dubai. Herë pas here, ajo ka postuar disa foto nga shkretëtira arabe. Së fundmi, ajo shfaqet e hipur mbi një motor dhe shkruan: “Sheikja e vetes sime”.

Sigurisht që disa ndjekës të saj kanë dyshuar për financat e këngëtares teksa të shumtë kanë qenë ata që e kanë pyetur se kush ia ‘pagoi udhëtimin në Dubai’.

Enca e revoltuar ka publikuar një video në rrjete sociale  në të cilën u kthen përgjigje ndjekësve teksa shprehet se është ‘bose’ dhe se nuk ka nevojë  për një sheik apo princ që t’i paguajë pushimet.

“Dua t’i përgjigjem njerëzve që pyesin a po të trajton sheiku mirë? Unë jam bos dhe s’kam nevojë as për sheik as për princ, as për një mashkull që të më paguajë pushimet. Jam një artiste prej vitesh tani dhe mund të arrij çdo që më dëshiron … E dyta, shumë vajza shkojnë në Dubai për qejfin e tyre, nuk është as Mars, as Hëna që të jetë e paarritshme për të shkuar. Për të gjithë meshkujt që u thonë femrave “kush po t’i paguan pushimet”, mbylleni gojën dhe boll u treguat injorantë, se komentet tuaja nuk vlejnë as dy cent.

Por duket që nuk keni respekt për femrat, për mamatë tuaja, për motrat tuaja. Kështu që nëse je një nga njerëzit që bën komente të tilla, largohu nga profili im. Faleminderit dhe më lini të shijoj kohën time”- është shprehur këngëtarja Haxhia.