LAJM I FUNDIT/ Fëmija në Fushë-Bulqizë rrëzohet nga biçikleta, dëmtohet në kokë, niset me helikopter drejt Tiranës


Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Bulqizë.

Gazetari Enver Doçi raporton se një fëmijë 6-vjeçar është rrëzuar, teksa ka qenë duke luajtur me biçikletën e tij. Për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.

Fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës.