Makina përplas për vde kje fëmijën 7-vjeçar


Një fëmijë 7 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga makina në një fshat në Lipjan. Policia arrestoi shoferin e veturës, një 27-vjeçar,

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinoc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”. 7-vjeçari ka vdekur rreth orës 17:30 pasi është dërguar në QKUK, por i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Insittutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Ahmeti.