“Më kanë sekuestruar telefonin” U shoqërua mbrëmë në polici, flet një nga kontrollorët: Ja çfarë firmosa


Pas daljes nga drejtoria e Policisë së Tiranës, një nga kontrollorët që u shoqërua mbrëmjen e djeshme ka folur për mediat.

Ai tha se ndodhej në polici që nga ora 23:00 e së mërkurës, ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera.

Pirro Lako zbuloi se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen.

-Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?

Që nga ora 11 e darkës.

-Çfarë ju komunikua?

Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojtur.

-Firmosët diçka?

Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

-Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.