Më në fund/ Lehtësohen masat në Britaninë e Madhe, ja çfarë do të ndodhë nga 12 prilli


Lajme të mira vinë nga Britania e Madhe përsa i përket situatës nga pandemia.

Mësohet se më në fund pas më shumë se një viti, masat shtrënguese do të lehtësohen disi.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se restorantet dhe baret që mund të shërbejnë në ambiente të jashtme, do të mundet të rihapen të hënën e javës së ardhshme, ashtu sikurse dyqanet jo të domosdoshme, palestrat dhe parukeritë.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se se me këto rregulla të reja nuk duhet të vetëkënaqen, por të vazhdojnë të ruhen nga virusi i rrezikshëm njëlloj si më parë.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se zyrtarët britanikë janë duke analizuar rolin potencial të certifikatave për k oronavirus.

Në dokumentet qeveritare është thënë se certifikata për status të k oronavirusit nuk do të kërkohet asnjëherë në transportin publik dhe dyqanet e domosdoshme, mirëpo mund të luajë rol në kthimin e njerëzve në teatro, klube të natës dhe organizime të mëdha sikurse festivalet dhe ngjarjet sportive.

Kryeministri britanik ka thënë se qeveria “shpreson” që udhëtimet ndërkombëtare do të mund të rikthehen në fazën e ardhshme të lehtësimit të masave më 17 maj, mirëpo ka tërhequr vërejtjen se rritja e shkallës së infektimit në vende tjera të botës mund të ndikojë në këtë proces.

Zyrtarët britanikë planifikojnë të përdorin një sistem që do të kategorizojë shtetet në bazë të rrezikut, mirëpo pjesëtarë të qeverisë kanë thënë se ende është shumë herët për të vendosur cilat shtete do të futen në listën e gjelbër, në të cilën do të kërkohet test për k oronavirus para dhe pas përfundimit të udhëtimit nga shtetet përkatëse.