Me sopatë në shtëpinë publike, arrestohen tre të rinjtë pasi abuzuan me punonjëset


Tre të rinj që kërcënuan dy punëtore seksi me sëpatë para se t’i përdhunonin dhe plaçkitnin janë burgosur me 33 vjet.

Edmilson Caimanque, 23 vjeç, David Fonseca, 27 vjeç, së bashku me Adilson Mendes-Namdja-Uare, 23 vjeç dhe një burrë të katërt të paidentifikuar u paraqitën si klientë përpara se të futeshin në bordellon në veri-lindje të Londrës.

Njëri prej tyre kishte punuar si roje sigurie për bordellon, kështu që ai i dinte vendet e kamerave të sigurisë dhe një sëpatë e cila mbahej e fshehur për raste urgjente.

Të armatosur me sëpatë dhe një thikë ata vendosën qese plastike mbi kokat e viktimave dhe i lidhën në shtretërit e tyre.

Fonseca, Caimanque dhe roja i panjohur i sigurisë përdhunuan viktimat e tmerruara në shtretërit e tyre para se të kërkonin më shumë para prej tyre.

Megjithatë ata u identifikuan dhe u kapën shpejt nga policia.