Moderatorja i rikthehet muzikës? Alketa Vejsiu tregon planet më të fundit


Moderatorja e njohur dhe shumë e talentuar Alketa Vejsiu ka hedhur zëra se mund ti rikthehet sërish muzikës. Për ata  persona të cilët nuk e dinë, Vejsiu dikur ka kënduar, por e la kur iu fut botës së televizionit dhe biznesit të eventeve dhe fustaneve të nusërive.

Një nga fanset e saj e pyet nëse do i rikthehet muzikës. Moderatorja nuk e heq këtë si mundësi.

“A ke plan për të berë 1 këngë apo ke hequr dorë? Të kam ndjek qëkur prezantoje në radio”, i shkruan një ndjekës asaj.