Mrekulli! 104-vjeçarja mposht për herë të dytë virusin


Një grua 104-vjeçare ka marrë duartrokitjet e stafit të spitalit kolumbian pasi u shërua për herë të dytë në më pak se një vit nga coronavirusi.

Carmen Hernandez mori një ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar “San Rafael” në Tunja ndërsa u transportua në një shtrat spitali.

Dhe teksa ajo dilte jashtë pas 21 ditësh në spital stafi vazhdoi duartrokitjet, raporton dailymail.

Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me COVID-19 për herë të dytë në muajin mars.

Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me një ambulancë drejt e në shtëpinë e saj të kujdesit pasi mundi virusin për herë të dytë.

Jo vetëm kaq, por ajo është shëruar edhe nga një formë agresive e kancerit të lëkurës që kishte.