Në gjendje të rëndë/ Biznesmeni i njohur dërgohet me helikopter në QSUT (EMRI)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës.

Teksa po ecte në rrugë, një person është rrëzuar për tokë papritur.

Menjëherë është njoftuar ambulanca, dhe pacienti është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas bluzave të bardha, bëhet fjalë për biznesmenin Gjergji Piro, 50 vjeç, i cili ka pësuar hemoragji celebrale.

Pas ndihmës paraprake në spital dhe duke parë se gjendja ishte e rëndë, stafi mjekësor vendosi ta transportonte drejt Tiranës me helikopter.

50 vjeçari Gjergji Piro, banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.