“Nga i djathtë u bëre i majtë?” Sherr në studio mes gazetarit dhe Kadias: Ti ke rrjedhur


Një debat  i ashpër ka ndodhur mes gazetarit Ilir Babaramo dhe zv.ministrit të Ekonomisë Besart Kadia.

Përplasja u shënua mbrëmë në programin “Open”, në lidhje me protestën e kontrollorëve në Rinas, gjë që solli dhe bllokimin e fluturimeve në aeroport.

Babaramo ka mbështetur protestën duke e cilësuar si presion social, ndërsa Kadia e kundërshtuar.

PJESE NGA DEBATI:

Babaramo: Nga i djathtë i thekur, tani flet në mënyrë pezhorative për pagat e larta

Kadia: Je gazetar do të të bëj 5 pyetje

Babaramo: Jo fare, të mbaroj unë pastaj.

Kadia: Ti sa e ke rrogën?

Babaramo: E kam konfidenciale, bën shumë gabim… Ti ke rrjedhur

Kadia: Pse futesh në debat kot se ti nuk e kupton këtë çështje

Babaramo: Kur e kupton ti? Më ndërpreve ti mua

Kadia: Vazhdo mbaroje.

Babaramo: Kjo që ka ndodhur është shumë e mirë, sepse Shqipëria po shkonte në një shoqëri të mbyllur. Shikohet greva sikur është grusht shteti. Duhet sikur ça po ndodh.