Ngjarje e rëndë në hotel/ Pronari akuzohet për vra sjen e çiftit të gjetur në dush


Pronari i një hoteli ka dalë sot në gjyq për vrasjen “e përkryer” të një çifti të ri, që u gjetën të vdekur në dush, të helmuar nga monoksidi i karbonit.

Trupat e pajetë të 25 vjeçarit Jean Vosloo, dhe 28 vjeçares Mari Hoon, u gjetën në dhomën e tyre në rezortin Kliphuis Guesthouse, në Kepin Lindor të Afrikës së Jugut vitin e kaluar.

47 vjeçari Kevin Pretorius, përballet me dy akuza vrasjeje, si rezultat i një hetimi të gjatë të rrethanave nga policia.

Çifti i fejuar nga Gauteng po qëndronin në hotelin e tij, të vendosur brenda një ferme, për një pushim fundjave, së bashku me një mikun e tyre.

Ky i fundit, Stephan, bëri zbulimin e kobshëm të trupave të tyre më 26 prill të vitit të shkuar.

Policia kishte nisur një hetim për vdekjen e të rinjve që nuk kishin shenja plagësh në trup, por raporti i mëvonshëm i toksikologjisë zbuloi helmimin fatal nga monoksidi i karbonit në gjakun e tyre, me më shumë se 70 përqind të gazit vrasës.

Pas mbledhjes së dëshmive nga ekspertët vitin e kaluar, autoritetet ngritën akuzat për vrasje nga të zotit të hotelit.

Policia tha se beson se gazi vrasës ka rrjedhur nga bolieri i ujit por detajet e sakta të hetimit që solli ngritjen e akuzave nuk janë publikuar.