Një e treta e të mbijetuarve të virusit “përballen me çrregullime mendore”


Në një studim të kryer me 230,000 pacientë, kryesisht amerikanë, ka dalë se një prej tre të mbijetuarve të koronavirusit janë diagnostikuar me çrregullime të trurit apo probleme tjera psikiatrike brenda gjashtë muajve që kanë tejkaluar koronavirusin, çka nënkupton se pandemia mund të çojë drejt një vale të problemeve mendore dhe neurologjike, kanë vlerësuar disa shkencëtarë.

Hulumtuesit, që kanë kryer studimin, kanë thënë se ende nuk është e qartë sesi virusi është i lidhur me çështjet psikiatrike sikurse ankthi dhe depresioni, mirëpo këto kanë qenë diagnozat më të shpeshta në mesin e 14 çrregullimeve që kanë parë.