Nuk fshihen më/ Melisa dhe Andi konfirmojnë lidhjen me një super puthje (VIDEO)


Dy ish-konkurentët e “Përputhen” Andi dhe Melisa më në fund kanë konfirmuar se janë në një lidhje dashurie.

Dhe kanë gjetur mënyrën më të mirë për ta treguar, videoklipin më të ri të Melisës.

Kënga e re titullohet “Leje”, ku protagonist në klp ishte Andi.

Pas shikimeve provokuese me njëri-tjetrin, Melisës që i këndon dhe Andit që lë “të dashurën” për Melisën, më në fund ndodh edhe puthja e shumëpritur.

Publiku është befasuar nga ky lajm, edhe pse prej shumëkohësh në fakt qarkullonin thashethemet se dyshja e njohur ishin bashkë.

Duhet të themi se duken shumë bukur dhe shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit.