Nuk fshihet më/ Eni Vasili në pritje të dy binjakeve, nxjerr fotot teksa partneri i përkëdhel barkun (FOTO)


Moderatorja e njohur Eni Vasili shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është në pritje të dy vajzave binjake, frut i lidhjes së dashurisë me partnerin e saj inxhinier.

Fillimisht Eni u përpoq ta mbante të fshehtë shtatzaninë dhe pavarësisht se nuk u shkëput asnjë moment nga ekrani, askush nuk arriti ta kuptonte.

Ishin disa foto që qarkulluan në media të cilat ndritën dyshimet se Eni ishte shtatzënë.

Gjithashtu dhe kryeministri Edi Rama e uroj ‘live’ moderatoren për lajmin e bukur.

Në këtë mënyrë, Vasili u detyrua të konfirmonte se është në pritje të binjakëve, madje zbuloi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, së fundmi, Eni ka publikuar për herë të parë disa foto me partnerin, ku tregon barkun e rrumbullakosur, teksa ai ja përkëdhel me dashuri.

Mund  të themi se duken vërtetë të lumtur së bashku.

Në pritje të dy vajzave, nuk fshihet më Eni Vasili, publikon

Në pritje të dy vajzave, nuk fshihet më Eni Vasili, publikon

Në pritje të dy vajzave, nuk fshihet më Eni Vasili, publikon

Në pritje të dy vajzave, nuk fshihet më Eni Vasili, publikon