Pas 12 orësh në komisariat/ Arrestohen 3 kontrollorë të aeroportit të Rinasit (EMRAT)


Pas 12 orësh në ambientet e drejtorisë së Policisë në Tiranës, 3 kontrollorëve të aeroportit të Rinasit u është komunikuar masa e arrestit.

Mësohet se ata janë Flora Ndreca, Muhir Mezini dhe Armando Fezga.

Mbi ta rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Këta persona bëjnë me dije burimet, dyshohet se janë organizatorë të situatës në Albcontrol, ku të gjithë kontrollorët njëzëri shpallën paaftësinë e përkohshme për punë.