Pas një viti/ Ky është shteti që do të hapë stadiumet për tifozët, të gjithë mezi po presin


Pas një viti pritje, tifozët më në fund do të rikthehen në stadiumet angleze.

Edhe pse ka kaluar një kohë shumë e gjatë tashmë nga pandemia, Anglia ka marrë vendim që të hape stadiumet për fansat ‘e etur’ të futbollit.

Por kjo do të ndodhë për një numër të reduktuar.

Mësohet se finalja e Kupës Carabaoi midis Tottenham dhe Manchester City do të ketë 8.000 tifozë të pranishëm pasi u konfirmua si një ngjarje pilot për të provuar kthimin e turmave të mëdha të tifozëve.

Një pjesë e biletave do t’u vihet në dispozicion të dy klubeve për ndeshjen në stadiumin Wembley më 25 Prill.

Pjesa tjetër do t’u jepet banorëve lokalë në stafin e Brent dhe NHS, shërbimit shëndetësor. Rick Parry, kryetar i Lidhjes Angleze të Futbollit (EFL), tha se ishte një “moment historik i rëndësishëm”. Më 18 Prill, gjysmë-finalet e Kupës FA midis Leicester City dhe Southampton do të kenë 4,000 tifozë ndërsa finalen e 15 majit do të mirëpresë 21,000 spektatorë.

Këto lojëra mund të provojnë gjithashtu një skemë pasaporte Covid, ku pasaportat do të tregonin nëse një person ishte vaksinuar, kishte një test të fundit negativ ose imunitet natyror.